Shtetasi A.K. 17 vjeç, me banim në Tiranë ka qënë duke drejtuar automjetin tip “Toyota” gjatë kohës kur është ndaluar nga Policia Rrugore për kontroll të dokumentacionit.Pasi i është kërkuar leja e drejtimit ky shtetas ka tentuar t’i japë 2000 lekë të reja punonjësit të Policisë,pasi nuk ishte i pajisur me leje drejtimi,por në këtë mënyrë shërbimet e policisë kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqesor Tiranë për veprat penale “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga nenet 244 dhe 291 të Kodit Penal.
Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com