TIRANË -  Policia e Tiranës ka arrestuar sot, minorenen që jo më larg se një ditë më parë, ishte në fokus të mediave për vjedhjen e 10 mijë eurove në një zyrë këmbimi valutor në rrugën e Durrësit.  Ajo u arrestua sepse sot grabiti një argjendari në Elbasan dhe me vete kishte tërë sendet e vjedhura.
 
R. Sopoti, 15 vjeçe, u la e lirë pasi policia zbuloi vjedhjen e parave në Tiranë, pasi rezultoi se ajo grabiste për llogari të tutorit sëbashku me dy vëllezërit e saj më të vegjël 11 dhe 9 vjeç.
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)