TIRANE - Banorët e Shkozës në kryeqytet protestuan sot për mungesën e energjisë elektrike. Ata shprehen se kanë një javë pa energji elektrike edhe pse paguajnë rregullisht faturat.
Banorët tentuan të bllokojnë rrugën, por nuk janë lejuar nga policia. Në shenjë proteste banorët kanë përmbysur kazanët e plehrave.
Kohët e fundit harta e zonave ku ka ndërprerje të furnizimit me energji elektrike është zgjeruar. Situatë e cila la sjellë protesta në shumë zona të kryeqytetit, si Laprakë, Selitë, te kryqëzimi i 21 dhjetorit e së fundi edhe në Shkozë.
Këto nuk janë rastet e vetme që banorët e kryeqytetit dalin në protesta kundër mungesës së energjisë elektrike. Në zonën e Paskuqanit banorët gjithashtu protestuan duke bllokuar rrugën, më 4 dhjetor. Ndërkaq po atë ditë edhe banorët e Kombinatit u mblodhën në shenjë proteste ndaj ndërprerjes së energjisë elektrike.
Protesta ka pasur edhe në qytete të tjera të vendit si Krujë e Shkodër, ku banorët kanë hyrë edhe në nënstacionet elektrike.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com