Tiranë, Bashkia blic në tregje
për produktet e rrezikshme

Tiranë, Bashkia blic në tregje <br />për produktet e rrezikshme
“Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit pranë Bashkisë së Tiranës, së bashku me strukturat e tjera të pushtetit qendror, siç është edhe Drejtoria e Përgjithshme e Zjarrfikësve dhe Policinë Bashkiake, me qëllim rritjen e sigurisë së qytetarëve të Tiranës kanë ndërmarrë sot aksionin e radhës, për verifikimin e të gjithë problematikave, për parandalimin e të gjithë produkteve të rrezikshme që tregtohen në qytetin tonë.

Sot, aksioni është shtrirë në 4 pikat kryesore ku tregtohen këto produkte, siç është tregu çam, sheshi “Avni Rustemi”, tek Medreseja dhe më poshtë tek Stacioni i Trenit, 4 pika ku sistematikisht tregtohen këto produkte të rrezikshme, lëndë plasëse, ndezëse. Ne do të vazhdojmë kontrollet edhe për produkte të cilat kanë përbërje helmuese, kimike, insecticide, pesticide, në mënyrë që të rrisim standartin e shërbimit ndaj qytetarit të Tiranës dhe mbi të gjitha cilësinë dhe të sigurojmë jetën e tyre”. Ja cfarë sqaron Drejtori për Mbrotjen e Agjensisë së Konsumatorit në Bashkinë e Tiranës, Geron Ibrahimi:

A i keni lajmëruar bizneset, për këto masa që po ndërmerrni?
Ne, sistematikisht edhe në kontrollet rutinë që bëjmë i kemi paralajmëruar me akte kontrolli. Pardje dhe dje, Nënkryetari i Bashkisë ka deklaruar publikisht se do të ngrihen grupe kontrolli, për verifikimin e këtyre problemeve. Do të penalizojmë vetëm në rastet ekstreme, dhe jemi këtu për të mbrojtur edhe vetë bizneset nga problematikat. Siç keni vënë re, kohët e fundit ka pasur problematika edhe vetë biznesi, si pasojë e zjarreve e shkaktuara, kështu që jemi këtu për të këshilluar e edukuar, por në rastet ekstreme edhe për të penalizuar.

Kë quani rast ekstrem?

Kur janë kushte flagrante të shitjes së këtyre lëndëve plasëse, djegëse, jashtë standarteve minimale që garantojnë këto dhe kur janë në sasira të mëdha.

Mund të bllokohen që në doganë?
Agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorit përgjigjet për konsumatorin dhe qytetarin e Tiranës. Strukturat e tjera paralele bëjnë punën e tyre, ne bëjmë punën tonë.

Cila është vlera e gjobës?
Vlera e gjobës është relative, sepse variojnë sipas problematikave dhe në këtë moment, aksioni është në zhvillim e sipër. Unë nuk kam një të dhënë, se sa gjoba janë vënë deri tani apo në çfarë niveli janë, por në fund të ditës do ju njoftojmë.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS