Tre shtetas të paidentifikuar kanë kryer blerje me karta krediti të klonuara, denoncimi është bërë nga një bankë e nivelit të dytë. Sipas kallëzimit vjedhja ka ndodhur në datat 18-20.06.2016.
 
Tre falsifikuesit kanë kryer blerje në disa qytete me karta të klonuara, me vlerë dëmi 200.000 lekë. Policia po punon për identifikimin e kapjen e autorëve.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com