TIRANE - ÇEZ Shpërndarje nisi sot një aksion ku i ka ndërprerë energjinë elektrike institucioneve buxhetore dhe jo buxhetore, të cilat janë debitore. Në një njoftim të saj, ÇEZ Shpërndarje ka theksuar se asnjë nga institucionet nuk ka reaguar pas apelit të përsëritur për shlyerjen e faturave të prapambetura.
“U la një afat i arsyeshëm të gjitha këtyre institucioneve për të paguar detyrimet e prapambetura por asnjë prej tyre nuk ka reaguar për shlyerjen e debisë. Ky ishte një apel i përsëritur që CEZ Shpërndarje i bënte këtyre institucioneve. Para disa muajsh këto institucione ishin njoftuar për detyrimet ndaj kompanisë si dhe pjesa më e madhe e tyre ka pranuar se janë debitorë. CEZ shpreh vendosmëri për të mos furnizuar me energji asnjë nga institucionet debitore derisa ata të paguajnë”, thuhet në deklaratë.
Ndërkohë data 7 gusht ishte afati i fundit që CEZ Shpërndarje kishte vendosur për institucionet dhe ujësjellësit për të paguar faturat e energjisë elektrike. Në total detyrimi i institucioneve pa llogaritur kamatëvonesat është në vlerën e 65 milionë dollarëve.
Marrë nga Shekulli
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com