TIRANE - Do t’i përgjante një skenari filmi, sjellia e 30 vjeçarit nga Shkoza e Tiranës, ndërsa policia e ka rikthyer sërish në burg. Dashnor Halilaj, për herë të dytë, vjedh paratë në shtëpinë e vëllait të tij, i cili e ka denoncuar dhe më parë për vjedhje.
Prej disa kohësh 30 vjeçari ishte liruar nga burgu pasi kish kryer 8 muaj dënim për vjedhje. Por dhe pse i dënuar ,ai s’ka hequr dorë nga vjedhja dhe sapo është liruar, ka shkuar sërish mysafir në shtëpinë e vëllait duke i grabitur 12 milion lekë.
Arrestimi i tij është kryer këtë të martë dhe pritet që Halilaj të përballet sërish me drejtësinë ku pritet të marë një dënim të rënduar për shkak të preçedentit të krijuar.
Redaksia Online
(s.g./Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com