TIRANE- Një 66-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në kryeqytet pasi ka dhunuar bashkëshorten e tij. Shtetasi Vladimir Volli u kap në flagrancë nga forcat e komisariatit numër 2 në Tiranë.
 
Sipas Policisë së kryeqytetit, “66-vjeçari Vladimir Volli, banues në Tiranë, me arsim 12 klasë, i dënuar më parë për dhunë në familje, është arrestuar pasi ka dhunuar bashkëshorten e tij banuese në rrugën “Ymer Kurti” në kryeqytet”.
 
Materialet tashmë i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, ndërkohë që mbi 66-vjeçari rëndon akuza për veprën penale të “dhunës në familje”.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)