Kujdestaria e fëmijës përfundon me dhunimin e ish-bashkëshortes nga burri në dyert e gjykatës. Bëhet fjalë për çiftin Prenga, të cilët u përballën në sallën e gjyqit se kujt do i jepej e drejta për të mbajtur fëmijën. Gjykata ka caktuar mamanë 25-vjeçare si përgjegjëse për kujdestarinë e fëmijës 8 vjeç.
Por mesa duket ky vendim nuk është pritur mirë nga ana e 32-vjeçarit Gëzim Prenga, i cili ka filluar të ofendojë ish-gruan e tij duke e kërcënuar. Në momentin që kanë dalë nga dera e sallës së gjyqit Gëzim Prenga ka tentuar të tërheqë me dhunë fëmijë 8 vjeç. Ndërsa ish-bashkëshortja ka marrë fëmijën, ai e ka shtyrë atë dhe e ka goditur me shpullë. "Kush je ti moj k... që do të më marrësh mua fëmijën.
E di çtë bëj unë, të q... r...Harroje nuk do të marrësh asnjë lekë prej meje dhe fëmija është i imi. Jam babai unë dhe ti vetëm e ke pjellë, k...", fjalët me të cilat iu drejtuar Gëzim Prenga ish-gruas. Ndërsa nuk hezitoi edhe në prani të forcave të policisë të godiste dy herë më shpullë ish-bashkëshorten e tij, duke tmerruar fëmijën që ishte prezent gjithë kohës. Gëzim Prenga ishte paraqitur në sallën e gjyqit në gjendje të dehur dhe u paralajmërua disa herë nga gjyqtarja se do nxirrej jashtë salle nëse vazhdonte të ofendonte ish-gruan e tij. Kur iu dha e drejta e fjalës Gëzim Prenga u shpreh se fëmija është pronë e tija dhe është e turpshme që ti lihet ish-gruas.
"Unë jam burrë dhe jam babai i fëmijës. Nuk mund të lejojë që kjo palo femër të më marrë fëmijën mua. Ku është parë që gruaja mban fëmijën. Nukë është gruaja ime, le të ik në të sëmës. Fëmija është imja dhe do ta mbaj vetë", është shprehur Prenga. Ndërsa akuzave të ish-bashkëshortes se ai është një i alkoolizuar dhe jo përgjegjës për veprimet që bën, Prenga i është përgjigjur me ofendime. "Mbylle gojën se e shkreta ti. Moj rrugaçe mos hap gojë kundër meje se e di ti se çndodh pastaj", fjalët e Prengës. Ndërsa gjyqtarja e ka paralajmëruar se do ta nxirrte jashtë seancës nëse do vazhdonte me këtë fjalor. Por mesa duket as paralajmërimi i gjyqtares nuk e ka ndaluar Gëzim Prengën që të mos kërcënonte dhe ofendonte. 32-vjeçari i është drejtuar ish-bashkëshortes duke e paralajmëruar se nëse do ti merrte fëmijën do ti hapte probleme vetes. "Po të them që nëse ma merr fëmijën, nuk e ke shumë të gjatë. Do e fusësh veten në bala. Mjaftohu me divorcin ose e shkreta ti", ka vijuar më tej Prenga.
Gjyqtarja ka ndërhyrë duke i ndërprerë fjalën 32-vjeçarit dhe duke kërkuar praninë e një oficeri policie në sallë. Pas dëgjimit të të dyja palëve gjyqtarja ka vnedosur se fëmija do i kalojë në kujdestari 25-vjeçares Suela Prenga, ndërsa 32-vjeçari duhet të paguajë detyrimin ushqimor dhe ka të drejtë vetëm një herë një javë për dy orë të qëndrojë me fëmijën. Ky vendim ka alarmuar 32-vjeçarin, i cili sapo ka dalë nga salla e gjyqit ka goditur me shpullë ish-bashkëshorten. Në këtë moment ka ndërhyrë polici, i cili ka tërhequr 32-vjeçarin duke u munduar ta nxirrte jashtë gjykatës.
Por ai ka shtyrë policin dhe është drejtuar nga fëmija, duke e tërhequr atë. 8-vjeçari ka nisur të çajë dhe ka vrapuar tek mamaja, por 32-vjeçari i është afruar sërish asaj duke e goditur. 32-vjeçari ka tentuar që të marrë sërish fëmijën, por policët e kanë tërhequr me forcë duke nxjerrë jashtë dyerve të gjykatës. 32-vjeçari Prenga është shoqëruar në polici dhe ndaj tij është ngritur akuza e ushtrimit të dhunës dhe kundërshtimit të forcave të policisë. 25-vjeçarja është shoqëruar në banesë nga uniformat blu, ndërsa është lëshuar edhe një urdhër-mbrojtje për të. Ndonëse e divorcuar, policia ka marrë në mbrojtje 25-vjeçaren Suela Prenga, duke ndaluar ish-bashkëshortin që ti afrohet. Ndërsa 32-vjeçarit i hiqet e drejta që për 5 muaj mos të takojë dot fëmijën e tij.
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com