TIRANE- Një kamion është djegur tërrësisht mëngjesin e sotëm në zonën e Paskuqanit në Tiranë. Mjeti i djegur, kamion tip "VOLVO" me targë TR420G ishte në pronësi të shtetasit Bajram Gjoni.
 
Sipas policisë të kryeqytetit dyshohet se kamioni është djegur qëllimisht nga persona ende të paidentifikuar.
 
Ndërkaq, uniformat blu të mbërritura në vendngjarje, kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të zjarrit, si identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)