Dy efektivë të policisë rrugore janë dhunuar mbrëmjen e sotme në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur pranë “Pallatit me shigjeta”, ndërsa mësohet se autorët e dhunës janë dy të rinj të moshës 20-vjeçare. 

Dyshohet se dhunuesit kanë qenë nën efektin e dehjes në momentin e konfrontimit me dy policët. Efektiët e policisë janë shoqëruar menjëherë në spital nga kolegët e tyre, ndërsa forcat Shqiponja kanë vënë në pranga në flagrancë autorët. Ndërkohë në fotot e siguruara nga Shqiptarja.com duket momenti i ndalimit të dy të rinje nga policia. 

policia
(Momenti i arrestimit të autorëve)
policia
(Policëve të dhunuar u jepet ndihma e parë)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com