TIRANE- Nata e ndërrimit të viteve ka bërë që rreth 150 persona vetëm në dy qytete, Tiranë dhe Fier të përfundojnë në spital nga abuzimi me alkoolin. Në urgjencën e qendrës më të madhe spitalore në vend “Nënë Tereza” nga mesnata dhe më pas në orët e para të ditës janë paraqitur 100 persona me shenja helmimi, kryesisht nga pijet alkoolike dhe pak raste nga ushqimi. Mjekët shprehen për Shqiptarja.com se pacientët pasi i janë nënshtruar trajtimit e kanë kaluar rrezikun dhe disa prej tyre kanë lënë tashmë spitalin.
Një situatë e ngjashme paraqitet edhe në Fier, një tjetër qytet i madh i vendit, ku numri i të intoksikuarve ka qenë i madh në këtë ndërrim vitesh. Sipas mjekëve 50 persona janë paraqitur në urgjencën e spitalit rajonal të Fierit me shenjat e helmimit.
Po kështu në Fier, ka pasur 15 raste me lëndime nga fishekzjarresh por që nuk kanë rrezik për jetën. Ndërsa numri më i madh i pacientëve gjatë natës natës së ndërrimit të viteve kanë qenë të vegjlit. Sipas mjekëve në urgjencën e Pediatrisë, mbrëmë në darkë dhe në orët e parë të ditës janë paraqitur 60 fëmijë, kryesisht me temperaturë nga virozat që janë në qarkullim.
Redaksia online
(s.g/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com