Sipas policisë, viktima me inicialet A.L ka qenë duke kaluar rrugën kur është përplasur për vdekje nga një automjet me drejtues një 25-vjeçar me inicialet E.D.
37-vjeçari ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital, ndërsa drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Nr.1 për veprimet e mëtejshme.
Njoftimi i plotë i policisë:
Me datë 15.11.2017, rreth orës 03:30, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në Sauk të Vjetër ka një aksident.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca, ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se :
Në Sauk të Vjetër, tek rreth-rrotullimi, mjeti me drejtues E.D., 25 vjeç, ka aksidentuar shtetasin A.L., 37 vjeç, i cili po kalonte rrugën.
Shtetasi A. L., 37 vjeç ka ndërruar jetë në spital.
Nga ana e Policisë po kryhen veprimet hetimore për të përcaktuar shkaqet e aksidentit, drejtuesi i automjetit shtetasi E.D., 25 vjeç është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr.1 për veprimet e mëtejshme.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com











