TIRANË – Dy persona të shpallur prej vitesh në kërkim janë ekstraduar sot nga Londra. Nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana është bërë e ditur se në duart e policisë shqiptare janë tashmë: Marash Gjeto Gjoka (MATUSHA), vjeç 50, lindur në Velipojë, Shkodër dhe Lulzim Haxhi Hoxhaj, vjeç 46, lindur në Fier.
Gjoka është dënuar me 20 vjet burg për një vrasje të kryeer në vitin 1997 dhe të njëjtin dënim ka marrë edhe Lulzim Hoxhaj për të njëjtën akuzë: Vrasje dhe armëmbajtje pa leje.
Marash Gjoka më datë 21.05.1999, në afërsi të urës së qytetit të Lezhës, pas një konflikti me shtetasin Tonin Dashi, ka qëlluar me pistoletë në drejtim të këtij shtetasi duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Ai është arrestuar në Londër në vitin 2010.
Ndërkohë, i ekstraduari tjetër Lulzim Hoxhaj është deklaruar fajtor, pasi më datë 22.03.1997, pranë rafinerisë së naftës në Fier, ku ky shtetas ishte i punësuar si roje, pas një grindjeje me shtetasin Eduart Hoxha dhe dy të tjerë, ka qëlluar në drejtim të tyre duke shkaktuar vdekjen e shtetasit të mësipërm. Edhe ky është arrestuar në vitin 2010.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com