TIRANË - Flakët e bombulës së gazit kanë lënduar në duar një të moshuar. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen Don Bosko në kryeqytet.

Burime nga policia që kanë shkuar në vendin e ngjarjes, kanë bërë të ditur se, dy të moshuar kanë qenë duke u ngrohur tek bombula e gazit, kur kanë shpërthyer flakët duke dëmtuar njërën prej tyre.

Menjëherë e moshuara emri i së cilës nuk është bërë i ditur, është dërguar në spital me djegie të lehta dhe nuk ka asnj problem tjetër. Dyshohet se ngjarja është aksidentale.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)