TIRANE – Policia e kryeqytetit njoftoi se ka gjetur një moshuar pa jetë në zonën e Maternitetit të Ri në Tiranë. Viktima quhet Enver Allmuça, 67 vjeç. Nga informacionet e grumbulluara deri tani, mendohet se ai është vetëdjegur në banesën e tij: nuk dihet nëse qëllimisht apo aksidentalisht.

Viktima është gjetur nga fqinjët të cilët më pas kanë lajmëruar edhe policinë. Ngjarja mendohet se ka ndodhur rreth 3 ditë më parë. I moshuari dyshohet se vuante nga probleme mendore.

(im/shqiptarja.com)