TIRANE-Një person 59-vjeç është gjetur i vdekur në bregun e lumit Erzen ditën e djeshme.
 
I moshuari me inicialet B. I. sipas policisë rreth orës 15:00, poshtë Urës së Beshirit është gjetur pa jetë.
 
Trupi është dërguar në morg, ndërsa pritet ekspertiza për të zbardhur shkaqet e vdekjes.
 
Po punohet për përcaktimin e shkakut të vdekjes nëse janë natyrale apo është vrarë.
 
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.


dy.b/shqiptarja.com