TIRANE - Arrest me burg në mungesë ka dhënë Gjykata e Tiranës për arkëtarin Besmir Laja, të shpallur në kërkim për vjedhjen e rreth 100 mijë eurove nga një bankë e nivelit të dytë në Tiranë.
Me kërkesë të Prokurorisë, gjykata ka dhënë masën e arrestit në shtëpi për asistentet e shefit të operacioneve bankare, Brunilda Dura, ndërsa për drejtorin e filialit të bankës, Feti Zeneli, seanca për masën e sigurisë do të zhvillohet të hënën.
Dura dhe Zeneli akuzohen për shpërdorim detyre pasi dyshohet se kanë krijuar kushtet për vjedhjen e shumës së parave nga arka e bankës.
Në bazë të hetimeve paraprake ka rezultuar se shtetasi Laja, me detyrë arkëtar në filialin e kësaj banke, dyshohet se ka vjedhur nga arka e bankës shumën 7.280.012 lek, 32 mijë euro dhe 18.080 (tetëmbëdhjetë mijë e tetëdhjetë) dollarë amerikan, si edhe 510.000 (pesëqind e dhjetë mijë) lek nga bankomati.
Redaksia Online
(Shqitparja.com)
/Shqiptarja.com