TIRANE- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e vona në kryeqytet.
Dy persona ende të paidentifikuar kanë goditur më levë në kokë një 22-vjeçar i cili është transportuar në spitalin e Traumës dhe nga të dhënat e para mësohet së ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Rrugën e Qelqit’ në Kombinat dhe ende nuk dihen arsyet apo rrethanat.

Personat pasi kane goditur me levë në kokë të riun janë larguar me shpejtësi duke përfituar edhe nga errësira. Forcat e policisë janë vënë në ndjekje të autorëve.


Redaksia online
(d.d/shqiptarja.com)