Një rrjet prostitucioni që vepronte në një lokal në Tiranë është shkatërruar nga policia. Gjatë aksionit policor, ka rënë në pranga një 60-vjeçare, si dhe janë proceduar në gjendje të lirë një 46-vjeçare dhe një 40-vjeçar. Mbi të arrestuarit rëndon akuza e “Shfrytëzimit të prostitucionit”.

Blutë e kryeqytetit bëjnë e dije se është arrestuar shtetasja Rolanda Qose, banuese në Tiranë, e cila akuzohet se siguronte klientë për ushtrim prostitucioni, duke vënë në dispozicion lokalin e vet.

Mësohet se në lokalin e saj në Vaqarr, 60-vjeçarja i siguronte klientë për prostitucion shtetases M.Gj., 46 vjeçe, e cila është kapur policia bashkë me shtetasin E. M., 40 vjeç. 

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, për veprat penale "Shfrytëzimi i prostitucionit" dhe "Mbajtja e lokaleve për prostitucion", parashikuar nga neni 114 dhe 115 të Kodit Penal, në ngarkim të shtetases Rolanda Qose, dhe për veprën penale "Prostitucioni", në ngarkim të shtetaseve M.Gj., dhe E.M., parashikuar nga neni 113 i Kodit Penal.

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com