TIRANE - Janë grabitur në orët e vona të kësaj mbrëmjeje, pranë Bllokut, njesisë bashkiake nr.5, dy studentë libanezë, që sapo kishin dalë një lokal lojërash fati. Shuma e vjedhur është 700 dollarë. Autorët kanë qënë pa maska dhe i kanë pritur në dalje. Policia ka marrë denoncimin e tyre dhe po punon për identifikimin e autorëve.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)