Një person u arrestua në flagrancë për akuzën e zjarrvënjes së banesës së tij në kryeqytet.

Sipas burimeve zyrtare të policisë së Tiranës, Xhevdet Goxharaj 63-vjeç, banues në rrugën “Ali Demi” u arrestua pasi dyshohet se në mënyrë të përsëritur i ka vënë zjarrin banesës së vet.

Nga kjo zjarrvënie kanë rrezikuar jetën familjarët e tij, por për fat të mirë nuk ka mbetur i dëmtuar asnjë person. 


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)