TIRANE - 23-vjeçari Ferit Xhani është autori i cili është identifikuar pas dy vjetësh në lidhje me plagosjen e 26-vjeçarit Juljan Myftari më 13 marsin e 2010-ës.

Ngjarja ka ndodhur në “Qytet Studenti” në afërsi të godinës numër 5, ku pas një konflikti për motive të çastit, Ferit Xhani ka plagosur rëndë me thikë në trup Juljan Myftarin, të dy lindur dhe banues në Tiranë.

Hetimi për këtë çështje ka qenë pezulluar për një kohë dy vjeçare ndërsa si pasojë e hetimeve të kryera pas rifillimit të saj u bë i mundur sigurimi i provave të reja dhe në bashkëpunim me prokurorinë e Rrethit gjyqësor Tiranë u bë i mundur kapja dhe ndalimi i këtij shtetasi

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)