TIRANE - Një grua e quajtur F. Mehmeti, e cila ndodhet në proces divorci, ka qënë në rrezik për jetën, mbrëmjen e djeshme, por falë ndërhyrjes së shpejtë të policisë, jeta e saj është shpëtuar. Ajo kishte urdhër mbrojtjeje nga gjykata dhe banonte në zonën e "Ali Demit".

Agresori nuk ka qënë kush tjetër përveç bashkëshortit të saj, Shpëtim Brahollarit, që duket se nuk e ka kapërdirë divorcin e kërkuar, por që me thikë e ka kërcënuar atë. Policia e arrestoi Brahollarin dhe sekuestroi armën e ftohtë, me të cilën donte të kryente krimin duke parandaluar krimin e ri.

Muajt e fundit, rastet e dhunës dhe krimit në familje janë shtuar shumë dhe kryesisht të dëmtuara kanë qënë gratë.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)