TIRANE-Një 27 vjecar është marrë peng për disa orë nga disa persona dhe është liruar vetëm në momentin kur e fejuara kishte njoftuar policinë.
Ngjarja është shënuar të mërkurën paradite, kur Erjon Cërriku, është thirrur në telefon nga pengamrrësit për të sqaruar, sipas gazetës "Shqip" cështjen e një motori, të cilin e kishte shitur më parë.
Ai kishte shkuar bashkë me të fejuarën afër zonës së Freskut në Tiranë. Pengmarrësit, sipas policisë 5 persona, pretendonin se motorri që kishte shitur Erjoni ishte i tyre dhe për këtë kërkonin 2500 euro. Nga ana e tij 27 vjeçari pretendonte se motorrin e kishte blerë tek dikush tjetër. Debati mes të rinjve dhe djaloshit ka vazhduar me grushte dhe më pas e kanë urdhëruar të fejuarën e Cërrikut të largohej për të gjetur 2500 eurot, ndërkohë që kanë mbajtur peng në lokal Erjonin.
Pasditen e së mërkurës vajza është paraqitur në polici për të bërë denoncimin. Policia ishte drejtuar lokalit ku mbahej peng i riu, ndërkohë që rreth orës 17. 30 pengmarrësit liruan pengun duke e dërguar në një fshat në zonën e Shijakut.
Gazeta “Shqip” shkruan sot se policia ka identifikuar 2 nga 5 pengmarrësit, ata janë Amarildo Kolvani, 27 vjeç dhe Erjon Dervishi 25 vjeç. Nuk dihet emri i 3 personave të tjerë. Pengmarrësiti ishin dhe pronarë të lokalit ku u mbajt peng i riu. Sipas gazetës Erjon Dervishi ishte liruar nga burgu pak muaj më parë pasi ishte dënuar për trafik droge.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com