Një 36-vjeçar është arrestuar në Tiranë për armëmbajtje pa leje. Gjatë kontrollit të banesës, shtetasit Bilbil Dragjoshi i është gjetur e fshehur poshtë krevatit në dhomën e gjumit, një armë zjarri, si dhe 52 (pesëdhjetë e dy) fishekë model 54 dhe 2 (dy) fishekë model 56, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
 
Ndërkaq, materialet në ngarkim të 36-vjeçarit nga Domja e Tiranës, i kaluan prokurorisë së rrethit për procedim të mëtejshëm penal.