Tiranë, jepen 138% më shumë leje
ndërtimi nga 2016-a
Lejet për të ndërtuar në kryeqytet ishin edhe më të larta se në tremujorin e fundit të 2016 ku u dhanë 41 të tilla.
Numri i lejeve të ndërtimit të dhënë në të gjithë vendin është 101 në tremujorin e parë të vitit me një rënie vjetore 4.7 për qind, por ne kryeqytet numri i ka pësuar një rritje vjetore 138 për qind.
Sipas të dhënave nga INSTAT në janar-mars në Tiranë janë dhenë gjithsej 43 leje ndërtimi nga 18 leje që ishin dhënë vitin e kaluar.
Gjithashtu lejet për të ndërtuar në kryeqytet ishin edhe më të larta se në tremujorin e fundit të 2016 ku u dhanë 41 të tilla. Nga janari i 2016 deri në fund të marsit 2017 u dhanë 149 leke në kryeqytet. Numri i lejeve të dhëna sinjalizon se sektori i ndërtimit do të vijojë rritjen edhe këtë vit.
Në tremujorin e parë 2017 janë miratuar gjithsej 101 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, me një sipërfaqe rreth 91.864 m2.
Numri i lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa rezidente (ku përfshihen ndërtesat për banim) zë 75.2% të numrit gjithsej të lejeve, ndërkaq numri i lejeve miratuar për ndërtesa jo rezidente (ku përfshihen ndërtesat për hotele dhe të ngjashme, zyra, tregtare, industriale dhe të tjera) zë 24.8%.
Gjatë tremujorit të parë 2017, në numrin e lejeve të ndërtimit të miratuara për ndërtesa të reja, përqendrimin më të madh e kanë qarku i Tiranës me 42.6% dhe i Vlorës me 15.8%
Në Vlorë janë 16 leje në tremujorin e parë, ndërsa në Durrës 1u dhanë 12 leje, në Berat 5 leje, në Elbasan dhe në Fier nga 7 leje.
Në dy vitet e fundit, rekordin për lejet e ndërtimit të dhëna e mban tremujori i dytë 2015, me 99 të tilla, kohë që përkon me muajt e fundit përpara ndryshimit të pushtetit lokal (zgjedhjet për kryebashkiakët e rinj u zhvilluan në qershor 2015).
Tirana së fundmi po zgjerohet fort nga pjesa e veriore e saj. Në vijë të drejtë me ndërtimet e reja në zonën Siri Kodra, një bllok i madh pallatesh “Fiori di Bosko” po ndërtohet në zonën e Don Boskos nga kompania EDIL-Al. Ndërsa më tej në fushën e aviacionit ka nisur të ndërtohet kompleksi “Turdiu” me investitor kompaninë Kastrati.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
48.6%
-
Jo
38.4%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 2346
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘S’ke rrugë për Giro d’Italia’, Rama i përgjigjet komentuesit: Certifikatë e një Shqipërie të rilindur! Vite më parë ishte ëndërr me sy hapur, sot realitet
14 Janar, 12:34
-
Zjarret në Los Anxhelos, bilanci i viktimave shkon në 25! Është djegur 37 mijë hektarë tokë
14 Janar, 12:29
-
16 muaj luftë në Gaza/ Associated Press: Hamasi i thotë Po marrëveshjes me Izraelin! Shkëmbim të burgosurish: 250 palestinezë për 5 ushtare izraelite
14 Janar, 12:29
-
Si paraqitet situata në vend pas përmirësimit të motit! Ja cilat rrugë vijojnë të jenë ende të bllokuara
14 Janar, 12:05
-
30 vite së bashku, Pep Guardiola divorcohet nga Cristina Serra
14 Janar, 12:04
-
Mish me nenexhik nga zonja Albana
14 Janar, 12:01
-
Reçel karrote nga zonja Albana
14 Janar, 11:57
-
Kreu i ARRSH-së, Gentian Gjyli 2 orë dëshmi në SPAK, pyetet për tenderat e rrugëve kur ishte drejtor Evis Berberi
14 Janar, 11:47
-
Dy ditë e bllokuar nga bora, hapet 'Rruga e Arbrit'! Mjetet duhet të lëvizin me goma dimërore ose zinxhirë
14 Janar, 11:43
-
Reshjet e dëborës në qytetin e Korçës, ndeshja Skënderbeu-Vora ndryshon stadium
14 Janar, 11:42
-
Patëllxhanë me salcë të kuqe nga zonja Albana
14 Janar, 11:41
-
Shkodër/ Plagoset me thikë këngëtari Ademir Fresku, arrestohet si i dyshuar pronari i dyqanit të fruta-perimeve! Shkak hedhja e plehrave
14 Janar, 11:28