Prej dy vitesh përndjek e kërcënon ish gruan se do ta vrasë e më pas do të vrasë dhe vetën, arrestohet nga policia 47 vjecari Leonart Pajollit.
 
Prangosja e tij është bërë mbrëmjen e djeshme nga policia e Tiranës ndërsa vetëm pak kohë më parë Pajolli ishte liruar nga qelia po për të njëjtën akuza.
 
Ndërkohë pritet që më 6 tetor gjykata e Tiranës të shprehet me vendim për Pajollin i cili është vënë nën akuzë nga prokuroria për shkelje të urdhrit të mbrojtjes duke kërcënuar ish gruan.



d.b/shqiptarja.com