TIRANE – Ka filluar dje procedimi penal në gjendje të lirë për minorenin Gëzim Stak Prendi, i datëlindjes 1999, me arsim 5 klasë, pasi u kap në flagrancë në orën 04:50 nga patrullat e Komisariatit 3 në Tiranë me dy telefonata celular të markës Nokia, të cilët i kishte vjedhur në orët e vona të natës në banesën e shtetases Klarida Guraj, në rrugën Vllezërit Manastirliu.

Nga hetimet e kryera nga forcat e rendit është zbuluar se i mituri është gjithashtu autori i vjedhjes së banesës së shtetasit Fatjon Malo në rrugën Naim Frashëri. Kjo ngjarje ka ndodhur më 19 mars, kur u grabitën 300 mijë lekë dhe një kompjuter lap-top.

(im/shqiptarja.com)