TIRANE - Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha priti sot në një takim, Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.

Krasniqi shprehu kënaqësinë që vizitonte bashkinë dhe ka vlerësuar atmosferën që ka gjetur në Tiranë në këtë 100 vjetor të Pavarësisë.

“Në këtë 100-vjetor shqiptarët janë më pranë se kurrë me njëri-tjetrin” - tha z. Krasniqi, duke iu referuar Rrugës së Kombit.

“Në këtë 100-vjetor të pavarësisë, Bashkia e Tiranës ka vendosur që pjesë e aktiviteteve të rëndësishme të jetë edhe vendosja në Tiranë e shtatores së simbolit të qëndresës së shqiptarëve për liri, komandantit legjendar Adem Jasharit, si një homazh që i bëhet atij dhe të gjithë luftëtarëve që ranë për lirinë e Kosovës, u shpreh Basha.

Basha ka ftuar Krasniqin të jetë pjesë e kësaj ceremonie që do të mbahet me nderet më të larta ushtarake më 27 nëntor, ku do të marrin pjesë drejtues të lartë nga qeveria e Kosovës dhe e Shqipërisë, pjesëmarrës në luftën e UÇK-së dhe familjarë të të rënëve në këtë luftë.

(eç/shqiptarja.com)