TIRANË- Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në kryeqytet rreth orës 18.30. Sipas Policisë së Tiranës, ngjarja ka ndodhur në zonën e Linzës, pranë Thesarit të Shtetit ku për pasojë një 33 vjeçar me inicialet A.G ka mbetur i plagosur në banesën e tij.
Pas ngjarjes i plagosuri është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Burime nga policia thonë se shkak i plagosjes është bërë mosmarrëveshja e bashkëjetesës së vajzës së autorit me të plagosurin.
Pak minuta pas ngjarjes policia ka vënë në pranga aturoin e plagosjes Besim Latën dhe ka shpallur në kërkim shtetasin me inicialet B.L
Ja njoftimi i plotë i policisë
Më datë 02.04.2016, rreth orës 18:30, në zonën e Linzës, në afërsi të "Thesarit", në banesën e tij është plagosur me armë zjarri shtetasi A. G., 33 vjeç, i cili u dërgua në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëvë dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes ku ka bërë të mundur edhe kapjen e autorit të dyshuar për këtë vepër penale, dhe ka shpallur në kërkim autorin e dytë.
Është kapur pak minuta pas ngjarjes autori i dyshuar, shtetasi Besim Lata dhe u shpall në kërkim B.L.
Dyshohet se konflikti ka shkak mosmarreveshjen per bashkejetesen midis vajzës së autorit me të demtuarin.
Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor i cili po kryen veprimet.
Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com