Policia e Tiranës ka bërë të mundur arrestimin e dy personave, pasi kanë kundërshtuar urdhrin e policisë. Të arrestuarit janë Erison Dylja 20 vjeç, banues në Tiranë dhe Renis Deliu 27 vjeç banues në Bulqizë.

Arrestimi i këtyre dy personave u bë, pasi rreth orës 04:00 në vendin e njohur si "Rrethrrotullimi i Saukut", kanë kundërshtuar punonjësin e Policisë të Qarkullimit Rrugor, duke mos e lejuar të kryejë detyrën e tij.

Materialet proçeduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik". 

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com