TIRANE - Në orët e para të mëngjesit të sotëm është regjistruar viktima e parë e aksidenteve rrugore në Tiranë.

Rreth orës 06:30 dy automjete janë përplasur në dalje të qytetit, në aksin rrugor përkrah varrezave të Dëshmorëve. Për pasojë një person ka humbur jetën ndërsa një tjetër është plagosur dhe është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.

Pak minuta më vonë, në afërsi të Bërrylit pranë materniteti “Koço Gliozheni” një tjetër aksident është regjistruar, pas përplasjes së dy automjeteve.

Burimet policore thanë për televizionin A1Report se ka pasur vetëm dëmtime të lehta tek personat që udhëtonin me automjetet, të rinj të kthyer nga festa e mbrëmshme e ndërrimit të viteve

(aq/Gre.M/Shqiptarja.com)