TIRANE – Një aksident automobilistik me pasojë vdekjen ka ndodhur në orët e para të pasdites së sotme në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur pranë zonës së njohur me emrin “Pallati me Shigjeta”, në Tiranë, ku një person që po udhëtonte me biçikletë është përplasur për vdekje nga një makinë.

Policia sapo ka mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit. Forcat e rendit nuk kanë njoftuar në lidhje me identitetin e viktimës.

(im/shqiptarja.com)