TIRANE - Të ecësh me makinë nëpër rrugët e Tiranës, po bëhet gjithmonë dhe më e vështirë. Të bësh një rrugë që normalisht do 10 minuta tashmë do të duhet ta bësh 20-30 minuta. Ndërsa të kesh një makinë do çdo muaj minimalisht 50 mijë lekë të vjetra për riparimin e defekteve. Shkak për të gjithë këto është mungesa e infrastrukturës dhe rrugët e tejmbushura me gropa të kryeqytetit. Dëmtimet më të shpeshta sipas mekanikëve janë thyerjet e kokës së paralelit, kokë zbares, amortizatorit dhe freksionit. Ruzhdi Stolia, mekanik prej 30 vitesh, na shpjegon shkaqet kryesore të dëmtimit të automjeteve.
Zoti Stolia, sa automjete ju vijnë në një muaj?
Më vijnë 3-4 automjete çdo ditë, edhe më shumë ndonjëherë. Le të themi 100-120 në muaj.
Ju vijnë të njëjtët persona apo njerëz të ndryshëm?
Vijnë pothuajse gjithmonë të njëjtët njerëz çdo muaj. Jeni bërë si të shtëpisë, u them ndonjëherë me shaka.
Cila është arsyeja që këta njerëz i sjellin mjetet e tyre çdo muaj në servis?
Kjo ndodh për dy arsye. E para është që makinat janë prodhim i vjetër, por kjo nuk është arsyeja kryesore. Arsyeja tjetër dhe më e rëndësishme është që rrugët e Tiranës janë të shkatërruara. Gropat sa vijnë dhe shtohen. Sidomos këtë vit që kanë nisur dhe punimet në shumë rrugë. Unë jam mekanik që prej vitit 1984 dhe nuk më ka rastisur të shoh dëmtime kaq të shpeshta te automjetet. Ka pasur rate që kam zëvendësuar një kokë paralel dhe pas një jave i është thyer prapë. Nëse do të kishim rrugë normale, ajo pjesë do të ndërrohej pas disa vjetësh dhe jo pas disa ditësh.
Çfarë dëmtimesh kanë zakonisht automjetet?
Zakonisht kanë thyerje të kokë paralelit, kokë zbares, freksionit, frenave, amortizatorit etj. Këto dëmtime siç ju thashë vijnë nga rrugët e këqija, kryesisht gropat.
Sa kushton zëvendësimi i një prej këtyre pjesëve?
Varet se çfarë dëmtimi ka. Nëse ka një dëmtim të vogël shkon 20-30 mijë lekë të vjetra. Mund të shkojë edhe 70 mijë lekë të vjetra. Por po them një mesatare që një person shpenzon për riparimet e makinës shkon te 50 mijë lekëshi në muaj.
Shkrimi u publikua sot në gazetën Shqiptarja.com(print), 14 shkurt 2013
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com