Tiranë, mblidhet AdriaRadNet për
menaxhimin e integruar të Adriatikut

Tiranë, mblidhet AdriaRadNet për<br />
menaxhimin e integruar të Adriatikut
TIRANË - Është zhvilluar sot takimi ndërkombëtar i projektit AdriaRadNet, ku morën pjesë përfaqësuesit e emergjencave dhe mbrojtjes civile të tre shteteve; Italisë, Kroacisë dhe Shqipërisë. Ky takim u zhvillua në ambjentet e institutit të Gjeoshkencës, IGJEUM dhe përkoi me instalimin e radarit hidrometeorologjik në Shqipëri.

Në të ishin të pranishëm drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile, Alfred Olli, drejtori i IGJEUM, prof. Marenglen Gjoni, përfaqësues të Mbrojtjes civile të Italisë e Kroacisë, akademikë nga instituti italian CIMA si prof. Frank Silvio Marzano, Ph.D dhe prof. Marco Massabo etj.

“Monitorimi i integruar i zonës së Adriatikut në një rrjet të përbashkët përbën një vlerë të shtuar dhe një instrument fondamental se si mund të përballojë rajoni ynë emergjencat e këtij lloji, por vlera e këtij bashkëpunimi e kapërcen disa herë vlerën financiare të këtij projekti", theksoi zv/ministri i Brendshëm, Ferdinand Poni.

Në takim u theksua se bashkëpunimi i ngushtë rajonal, i cili me të drejtë vlerësohet si e vetmja mënyrë për të qenë më të mbrojtur dhe të sigurt duke zbutur rreziqet e duke u përshtatur më mirë me fenomenet që rrjedhin nga ndryshimet klimaterike është mjaft kritik, dhe pikërisht këtë vlerë ju po e promovoni në mënyrë të shkëlqyer”, tha më tej Poni.

Projekti AdriaRadNet është një projekt që bashkëfinancohet nga BE-ja dhe kap një buxhet total prej 2.8 mln eurosh. Ky projekt do të vijojë për një periudhë 2-vjeçare dhe parashikon që në territorin shqiptar të instalohet një radar meteorologjik, i cili do të bëjë të mundur parashikimin në zonën e veriut të vendit dhe kryesisht një qark që kap rajonet e jugut të Kroacisë dhe Malin e zi. Të dhënat do të përpunohen nga partnerët shqiptarë, italianë e kroatë dhe do të mund të gjenden në një web-site që është i aksesueshëm ngha të gjitha palët.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim