TIRANË - Dhjetë motokrosistë nga vende të ndryshme të Shqipërisë bënë gara me motorrë në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë. Aktivitetit i quajtur “Super Moto Cross” mblodhi gjithë të apasionuarit e motorrave pasditen e sotme  për rreth 3 orë.

Prezantuesi i aktivitetit Erson Shabani tha se kjo është hera e parë që në në Tiranë organizohet një garë e tillë. Përreth sheshit “Nënë Tereza” ishin pozicionuar të apasionuarit e garave me motorrë, që  mbështesnin motokrosistin e tyre të preferuar. 

Ky aktivitet u organizua nga  "Rockstar", që do të organizojë dhe aktivitete të tjera në gjithë Shqipërinë. 

Redaksia online
(Shqiptarja.com)