TIRANE - Periferia e kryeqendrës së Shqipërisë, këto 20 vitet e fundit ka marrë një zhvillim të ndërtimeve. Madje, edhe më shumë se vetë kryeqyteti. Por, rritja e popullsisë, ka bërë që rrjedhimisht të rritet edhe numri i ndërtimeve në komunat e Tiranës, një ndër to është edhe ajo e Kasharit.
Rritja e popullsisë në këto komuna ka bërë qpallatet të “mbijnë” gjitha andej, ndërsa infrastruktura rrugore të mbetet shumë mbrapa. Në zonës e Yzberishit, në Kashar nuk mungojnë pallatet luksoze me fasada shumëngjyrëshe, ku poshtë tyre balta dhe rrugët me gropa bien në kontrast më zhvillimet “moderne”.
Në rrugën “3 Dëshmorët” në Yzberisht, (ne foto) edhe në verë do çizme të kalosh rrugën shprehet një banor i kësaj zone. “ Në dimër kjo rrugë thuajse është e pakalueshme, balta të vjen në kupë të gjurit. Ne duhet të çapitemi nga një cep i rrugës në tjetrin për të dal të rruga kryesore” -shprehet Pranvera Deshiku, banore e zonës.
Edhe për banorët e tjerë, mos rehabilitimi i kësaj rruge është një shqetësim i madh, madje edhe për ata që kanë edhe makina. “Mosrehabilitim i kësaj rruge është vërtet shqetësim, pasi makinat çdo javë i çojmë në servise.
Kam gati 5 vjet që jetoj në këtë lagje dhe nuk kam parë, që për mbushjen e këtyre gropave të hidhet qoftë edhe një herë një lopatë çakull” - thotë i shqetësuar drejtuesi i një automjeti. Ndërsa shumë banorë të tjer, të zhgënjyer, na thonë se projekti dhe planet në skicë për këtë zonë ishin një mrekulli, por ndodhi asgjë nga ajo që u ishte premtuar.
Kryetari i komunës së Kasharit, në fushatën e fundit elektorale për zgjedhjet vendore, premtoi rehabilitimin dhe zhvillim infrastrukturor për këtë lagje, po duket se ky premtim është lënë në harresë. Në Shqipëri , ndryshe nga shumë vende të tjera të Europës, ndërtohen pallate dhe pas ndërtimit të tyre harrohet të bëhet rehabilitim dhe asfaltimi i rrugëve.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 02.03.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com