Komuniteti Musliman në Shqipëri mësohet se, ka udhëzuar imamët e xhamive në të gjithë vendin që t’i kushtojnë një vëmendje të veçantë në ligjëratat e tyre, dënimit të luftës në Siri dhe atë që po bën ISIS. Këtë fakt e ka bërë të ditur teologu dhe imami i xhamisë në zonën e “Ali Demit”, Elmaz Fida.

Ky i fundit ka bërë të ditur se, rekrutimet në Shqipëri nuk bëhen në ato xhami që janë të legalizuara dhe të njohura nga Komuniteti Mysliman, por përmes qarqeve të tjera. Imami thekson se shqiptarët që kanë shkuar në Siri, nuk janë besimtarë muslimanë, por thjesht fshihen pas këtij besimi.

Sipas tij, të rekrutuarit nga ISIS, janë persona me të kaluar problematike dhe vijnë nga familje me probleme të theksuara sociale. Rekrutimet më të shumta bëhen në disa xhami që nuk njihen nga Komuniteti Mysliman, siç ishte rasti i fundit i arrestimeve të bëra në Tiranë.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)