TIRANE - Një banesë në Tiranë është përfshirë nga flakët si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi, por fatmirësisht nuk raportohen persona të lënduar.

Ngjarja ka ndodhur në një banesë në katin e 8 të një pallati në rrugën e Barrikadave në kryeqytet.

Mësohet se si pasojë e shpërthimit të bombulës banesa është përfshirë nga flakët, por nuk raportohen persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur, shuarjen e flakëve, dhe vendosjen nën kontroll të situatës. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)