TIRANE- Një 19-vjeçar nga Elbasani është arrestuar ditës e sotme nga Policia e Tiranës pasi akuzohet për gjobëvënie. Sipas policisë, 19-vjecari, Dorjan Bajraktari, u vendoste gjoba personave të ndryshëm, pasi ndërhynte tek të dhënat e tyre.
 
Bajraktari akuzohet edhe për ndërhyrje në të dhënat kompjuterike.
 
Arrestimi i 19-vjeçarit u realizua pas një hetimi 2-mujor nga krimi ekonomik, duke finalizuar kështu operacionin “Virusi”.
 
Ndërkaq, materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Tiranës për hetime të mëteshme.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)