TIRANE - Vendi ynë renditet ndër të parët në listën e vendeve të rajonit me nivelin më të lartë të zhurmave urbane, ku Tirana regjistron shifrën më të lartë rreth 71.1 decibel nga 55 që është norma e Bashkimit Evropian.
Shefi i departamentit të ujit e mjedisit në ISHP, Arben Luzati u shpreh për ATSH-në se pikat më të ndotura në Tiranë janë kryqëzimi tek Vasil Shanto, ku niveli i zhurmës së trafikut rrugor është 81.2 decibel, e më pas renditen kryqëzimi tek Zogu i Zi, Ushtari i Panjohur, Stacioni i Trenit, Laprakë etj.
Sipas Luzatit, ky nivel i lartë i ndotjes akustike ka shtuar sëmundshmërinë në popullatë siç janë sëmundjet kardiovaskulare. Kreu i departamentit të mjedisit tha se nga monitorimi i 2011 i janë lënë disa detyra institucioneve përgjegjëse për zbatimin e ligjit për ndotjen akustike, që janë pushteti vendor dhe ministria e Mjedisit.
Specialistët e shëndetit publik thonë se në Tiranë niveli i zhurmave të monitoruara natën është rritur ndjeshëm nga 35 që është norma e lejuar u bë në 59.3 decibel. ISHP kryen monitorime dhe në lokalet e natës, por këto bëhen në bazë të kërkesave të subjekteve. Prej muajit prill specialistët e ISHP-së kanë nisur matjen e nivelit të zhurmave në subjektet që ka pasur ankesa.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 08.05.2013
Redkasia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com