TIRANË- Drejtuesi i një triçikli është aksidentuar në orët e mëngjesit dhe është dërguar me plagë të rënda në spitalin e traumës në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si “Oxhaku” në Tiranë.
Sipas policisë, triçiklit i është prerë rruga nga një automjet dhe për pasojë ai ka devijuar duke u përplasur me dy automjete të tjera të parkuara, pranë një pike karburanti. Policia e cila mbërriti në vendngjarje, tha për “A1 Report” se shkak për aksidentin dyshohet pikërisht prerja e menjëhershme e rrugës.
Drejtuesi i triçiklit ndodhet në reanimacionin e kirurgjisë së Spitalit të Traumës, ndërsa policia nuk kishte bërë të mundur identifikimin e tij.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com