TIRANË - Një automjet ka dalë nga rruga duke rënë 20 metra poshtë pasi është përplasur me një automjet tjetër në rrugën Tiranë-Elbasan, pranë tunelit të Krrabës.
Nga të dhënat paraprake mësohet se nga aksidenti kanë mbetur 6 persona të plagosur, njëri prej të cilëve ndodhet në gjendje të rëndë.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur policia rrugore e cila ka nisur edhe hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
Mësohet se 6 personat e plagosur janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com