TIRANE-Debate të forta dhe përplasje mes të rinjve të FRESSH dhe efektivëve të policisë të komisariatit numër 2 në Tiranë. Kjo ka ndodhur ndërsa të rinjtë e FRESSH në kuadër të fushatës për zgjedhjen e kryetarit kanë qenë duke zhvilluar një takim në zonën e fushës së Aviacionit, ku ishin të pranishëm dhe kreu i PS për qytetin e Tiranës, deputeti Sajmir Tahiri dhe kreu i deputetëve të qarkut të Tiranës, Vasilika Hysi. Ndërkohë që të rinjtë socialistë kanë parkuar furgonin e tyre policia ka ndërhyrë duke bërë debat në lidhje me vendparkimin, dhe duke deklaruar se është jashtë rregullave. Në këtë moment kanë ndërhyrë të rinjtë socialistë, por dhe janë shtuar forcat e policisë, duke sjellë debate të forta dhe përplasje. Pas konfrontimeve mes tyre, njëri nga policët ka nxjerrë pistoletën, ku dëshmitarët okularë pretendojnë se janë kërcënuar.
Ndërkaq policia ka ndaluar 6 të rinj, të cilët me ndërhyrjen dhe të deputetëve Tahiri dhe Hysi po lirohen një nga një, ndërsa para komisariatit numër 2 pati një grumbullim të madh të anëtarëve të FRESSH.
(jd/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com