Një 15 vjeçar u plagos me thikë në këmbë para disa minutash në shkollën “11 Janari” në kryeqytet. Autori i plagosjes është një 18 vjeçar. Sipas policisë, plagosja erdhi si shkak i një konflikti mes dy të rinjve që vazhdonte prej disa ditësh. 15 vjeçari u transportua menjëherë në Spitalin Ushtarak për të marrë ndihmën e nevojshme dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka mundur të arrestojë autorin e plagosjes dhe e ka shoqëruar në komisariatin e Tiranës për të dhënë detaje të tjera mbi ngjarjen. Gjithashtu policia konfirmon se zënka mes të rinjve ndodhi jashtë oborrit të shkollës.

(v.gj/shqiptarja.com)