Tiranë, policia në aksion për
kapjen e grabitësve të banesave

Tiranë, policia në aksion për<br />kapjen e grabitësve të banesave
TIRANE - Policia e Tiranës prej dy ditësh ka nisur punën për arrestimin e grabitësve të banesave. Ata në bashkëpunim me komisariatet e policisë numër 1, 2 dhe 3 po punojnë edhe për verifikimin e plotë të vjedhjeve që janë bërë në kryeqytet. Personi i parë është arrestuar nga blutë e Tiranës ditën e djeshme, ndërsa janë në kërkim edhe dy persona të tjerë. Blutë e Tiranës bëjnë me dije se hajdutët e banesave janë të rinj në moshë, ndërsa emrat e tyre nuk janë bërë publike për arsye hetimore.

Nga të dhënat e para të policisë mësohet se rezultojnë në total rreth 30 objekte të grabitura, përfshirë këtu banesa dhe klinika private. Nga denoncimet dhe zbardhja e ngjarjeve është arritur në krijimin  një identikitit dhe zbulimin e identitetit të tre autorëve, të cilët prej pak kohësh ishin kthyer në tmerrin e banorëve të disa zonave të kryeqytetit. Ende nuk ka një shifër të saktë të vleftës financiare e përfituar nga këto grabitje.

Prej gati 48 orësh blutë po vijojnë aksionin për arrestimin e dy grabitësve të tjerë. Burime nga policia bëjnë me dije se njëri nga grabitësit ka pësuar dëmtime dhe kjo do të thjeshtojë arrestimin e tij. Ndonëse grabitja është një ndër krimet më të përhapura, në të shumtën e rasteve është e vështirë identifikimi i autorëve, të cilët largohen duke humbur gjurmët.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 28.07.2013
 
Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Arbëreshët e Italisë presin Spiropalin, kryetarja e Kuvendit vishet me kostumin tradicional në përurimin e statujës së Skënderbeut

Arbëreshët e Italisë presin Spiropalin, kryetarja e Kuvendit vishet me kostumin tradicional në përurimin e statujës së Skënderbeut