TIRANË - Nëntë raste të dhunës në familje janë parandaluar gjatë 24 orëve të fundit në Tiranë nga policia.  Kjo e fundit ka ndërhyrë në të gjitha rastet për parandalimin e krimit në ambjentet familjare, duke plotësuar kërkesë-padi për lëshimin urdhrave të menjëhershëm të mbrojtjes.
 
Është arrestuar në flagrancë Artan Hyqmet Samarxhiu, 38 vjeç, lindur në Elbasan dhe banues në Tiranë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprën penale "dhunë në familje" pasi pas një konflikti të çastit ka goditur me mjete të forta vëllanë e tij. Ndaj tij është ekzekutuar masa "arrest me burg".
 
U krye arrestimi në flagrancë i shtetasit Shpëtim Agush Sallaj, 34 vjeç, banues në Rrakull Kavajë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, ndaj (kunatës së tij). Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Kavajë, për veprat penale të “dhunë në familje“ dhe “dëmtim prone“.

U plotësua kërkesë padi për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes shtetases C.S, 50 vjeç, sepse bashkeshorti i saj, Engjëll Enver Doboniku, 54 vjeç, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj.

U plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mënjëhershëm të mbrojtjes për shtetasin H.B, 29 vjeç, sepse bashkëshortja e tij R.B, 28 vjeç, tregon se është  dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht.

U plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen L.Grymshi, 39 vjeçe, lindur në Berat e banuese në Qesarak, Tiranë, me arsim të mesëm, sepse bashkëshorti i saj  Edmond Haxhi Bilçari, 38 vjeç, lindur në Berat e banues në adresën e mësipërme, me arsim të mesëm, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj.

U plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mënjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen G.B, 18 vjeç, sepse bashkëjetuesi i saj Gabriel Isufaj, 34 vjeç, dyshohet se  ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj.

U krye arrestimi në flagrancë shtetasi Bledar Tasim Domi, 34 vjeç, lindur dhe  banues në Tiranë, në  Rrugën e Kavajës, në ambjentin e punës së saj ka ushtruar dhunë psikologjike  dhe fizike ndaj bashkshortes  së tij, N.D, 28 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vepren penale “dhuna në familje’’, parashikuar nga neni 130/a  i K.P.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)