TIRANE- Sipas planit të ri rregullues të Tiranës, shumë zona të gjelbëruara nuk do të jenë më pjesë e saj. Një ndër to është lulishtja prapa Pallatit të Kulturës, aty është parashikuar të ketë zhvillim të strukturave të larta.
Lartësia e propozuar për banim është deri në 9 kate. Fakti që në këtë zonë do të ndërtohet ka bërë që shumë qytetarë të irritohen nga ky fakt. Ata thonë se kjo gjë është jo normale, të dëmtosh zonat e gjelbërta për ti kthyer ato në pallate.
“Të prishin lulishten për të ndërtuar pallate?! Kjo është anormale, të zhdukësh zonat e gjelbërta dhe ti kthesh ato në beton vetëm këtu te ne ndodh. Ata në vend që ti shtojnë më shumë duan të prishin edhe ato që kanë” thotë një qytetare e cila na tregon se vjen shpesh aty. Qytetarët që shkojnë të lulishtja prapa Pallatit të Kulturës, thonë se ky është një park shumë i bukur, ku ata vijnë shpesh për të sjellë fëmijët e tyre për argëtim.
“ Unë vij shpesh këtu, që të sjell fëmijët pasi është një vend i bukur dhe fëmijët kanë mundësi që të luajnë, te këto lodrat që janë vendosur. Për mendimin tim është shumë gabim të prishet lulishtja dhe të ndërtohen pallate, nuk e imagjinoj dot se si mund të bëhët këtu pastaj” na thotë Mimoza Zoto, nëna e dy fëmijëve. Të pyetur se çfarë qëndrimi do të mbanin ata nëse për planin e ri rregullues do të mbahej një referendum ata thonë “Unë do të isha e para që do votoja kundër këtij plani shkatërrues për qytetin tonë. Nuk ka pse të na duhen edhe disa ndërtime të tjera, të cilat do e ndotnin edhe më tepër Tiranën” na thotë një qytetare.
Brenda muajit mars, Këshilli i Rregullim Territorit të Shqipërisë do të ketë miratuar planin urbanistik të qytetit të Tiranës. Miratimi i cili do ti hapte rrugën ndërtimeve në kryeqytet. Plani urbanistik i qytetit u ka lënë hapësirë subjekteve që do të ndërtojnë për të ngritur struktura deri në 9 kate. Plani urbanistik është kundërshtuar shumë nga arkitektë, urbanistë, arkeologë dhe ambientalistë pasi sipas tyre ky plan do të rriste ndotjen në Tiranë dhe do të dëmtonte shumë monumente të kulturës.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com