TIRANE - Radhë të gjata, kaos dhe vonesa janë konstatuar ditën e sotme në pikën e kolaudimit të automjeteve në kryeqytet. Drejtuesit e automjeteve ankohen për këtë situatë pasi janë përballur me një situatë të pazakontë rradhe dhe vonesë në pikën e kolaudimit të automjeteve.

Vonesa, debate dhe trafik i rënduar ka qenë situata në Fushë-Prezë, ku është vendosur dhe koncesionari privat i kolaudimit të mjeteve motorrike.

Jashtë kamerave punonjës të firmës kolauduese shprehen se është faji i shtetit që tek ata është krijuar ky fluks.

Vetëm pak ditë më parë Policia Rrugore kërkoi nga kjo firmë një shërbim më të mirë për qytetarët por ende asgjë nuk ka ndryshuar.

Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)